“E duam Buffon, por nuk do të jetë portieri titullar”

Gianluigi Buffon është një portier fantastik, një kampion në futboll. Nuk e mohoj që u pëlqen të gjithëve të kenë një lojtar si ai në ekip”, u shpreh sot presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, që ka konfirmuar interesimin e skuadrës franceze për portierin veteran italian. Buffon dje zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Juventusit, u largua mes lotëve nga fusha, por prej ditësh qarkullojnë zërat se janë disa ekipe që duan ta afrojnë, mes tyre edhe PSG-ja.

Por presidenti i ekipit mparizien tregon që në fillim se pavarësisht interesimit që ka për Buffon, titullar te skuadra e PSG-së është portieri aktual Areola. “Ai është portieri ynë i parë, titullari dhe do të jetë i tillë edhe sezonin e ardhshëm”, tha Al Khelaifi, njofton Telesport.

Skuadra kampione e Francës i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare portierit veteran italian , një kontratë ta majme dhe Al Khelaifi pret një përgjigje brenda javës së ardhshme. “Ekziston mundësia që Buffon të vijë tek ne, është portier dhe njeri karizmatik, me përvojë, një Zotëri i vërtetë. Janë shumë klube që e duan, por tek ne nuk do të jetë titullar, por rezervë”, tha presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP