Mali i Zi e mendon ndërtimin e një rrethoje të mprehtë në kufi me Shqipërinë

Mali i Zi, duke parë ngritje të numrit të migrantëve që po kalojnë përmes vendit të tyre në një shteg të ri për në Bashkimin Evropian, po e mendon ndërtimin e një rrethoje të mprehtë në kufirin e tij me Shqipërinë për të penguar rrjedhën, ka thënë të dielën një zyrtar qeveritar, përcjell Koha.net. 

Me mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore po e provojnë fatin për të arritur në vende më të pasura evropiane pasi kontrabanduesit kanë krijuar një shteg të ri ballkanik që shkon nga Greqia përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës në anëtarin e BE-së, Kroaci, raporton Reuters.

Bosnja tashmë ka nisur të përballet me mijëra migrantë që janë ngujuar pasi një shteg përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë u mbyll më 2016, kur Turqia u pajtua të stopojë rrjedhën në këmbim të ndihmës së BE-së dhe koncesioneve tjera.

“Në rast të një fluksi më të madh të migrantëve, mund të ngremë një gardh me tela të mprehtë në kufi me Shqipërinë”, ka thënë për televizionin shtetëror Vojislav Dragoviq, shef i departamentit për mbikëqyrje të kufirit shtetëror në Mal të Zi, transmeton Koha.net.

Ai tha se autoritetet shqiptare shpesh kanë refuzuar të pranojnë prapa migrantët e kthyer nga Mali i Zi në bazë të marrëveshjes së tyre bilaterale për ri-pranim.

Shumë vende të rrugës së migrantëve kanë siguruar kufijtë e tyre me barriera fizike. Hungaria ka ngritur një gardh me tela të mprehtë në kufijtë e saj me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës së vitit 2015, kur më shumë se 1 milion migrantë erdhën në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button