E ëma e Era Istrefit tregon pse e bija mund të mos performojë në Kampionatin Botëror të Futbollit

Lajmi se Era Istrefi do të ishte zëri që do të këndonte në evenimentin më të rëndësishëm botëror të futbollit ishte një lajm i papritur për të gjithë. Këngëtarja do të performojë në krah të aktorit të famshëm amerikan Will Smith dhe këngëtarit Nicky Jam, shkruan revistaclass.

Nëna e Erës, Suzana ka folur në një intervistë për Klan Kosovën dhe është shprehur se është shumë krenare për këtë arritje të së bijës. E ëma e këngëtares është shprehur po ashtu, se tanimë Erës i duhet të marrë vizën dhe kjo mund të paraqesë problem, pasi Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Ne shpresojmë që Era të mos hasë ndonjë problem dhe të ketë të njëjtin sukses si Shakira dhe Jennifer Lopez, që kanë performuar para saj në Kampionatin Botëror të Futbollit.

Era Istrefi, zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018-të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button