Qeveria: Republika Ilinditase e Maqedonisë është emër me përcaktim kohor dhe i kënaq të dyja palët

Qeveria sot e njoftoi qëndrimin e saj në lidhje me propozimin e fundit për emrin.

“Republika Ilinditase e Maqedonisë është emër me përcaktim kohor I cili thirret në data konkrete nga e kaluara dhe është mundësi reale për kompromis që I kënaq të dyja palët. Presim që propozimi të jetë I kuptuar dhe të gjej përkrahje edhe nga Athina”, njoftoi Qeveria, përcjell Portalb.mk.

Me këtë emër, shtojnë nga Qeveria, bëjmë dallim të tërësishëm nga rajoni I Maqedonisë në Greqi.

“Dallim në çdo aspekt. Kryengritja e Ilindenit është luftë e përbashkët e popullit tonë multietnik për të drejta sociale dhe liri dhe nuk ka asnjë lloj aspiratash territoriale ndaj asnjë shteti fqinj, përfshirë edhe Greqinë. Ajo është lufta e njëjtë  edhe në 1903 dhe në vitin 1944”.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë do t’i vazhdojë bisedimet me Republikën e Greqisë deri në gjetjen e zgjidhjes definitive të kontestit 25 vjeçar. Asnjëherë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, ndërsa fqinjësia e mirë mes të dy shteteve nuk ka qenë më e madhe. Do t’i bëjmë përpjekjet tona që të përfitojmë maksimumin nga ky moment pozitiv historik për të dy shtetet”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button