Galatasaray kampion i Super Ligës Turke

Galatasaray arriti të fitojë titullin e kampionit të Super Ligës Turke, e cila më parë quhej Liga e Parë e Futbollit të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e javës së fundit të Super Ligës Spor Toto 2017-2018, Galatasaray ishte mysafir i ekipit Göztepe. Me fitoren me rezultatin prej 1-0 Galatasaray arriti të fitojë titullin e 21-të të kampionit të Super Ligës Turke.

Pas Galatasaray-it i cili mbylli sezonin me 75 pikë, në vendin e dytë u radhit Fenerbahçe me 72 pikë, në vendin e tretë Medipol Başakşehir ndërsa në të katërtin fituesi i dy titujve të fundit të kampionit Beşiktaş.

Galatasaray është ekipi i cili ka fituar më shumë tituj të kampionit të ligës ndërsa pas tij vijnë Fenerbahçe me 19, Beşiktaş me 15, Trabzonspor 6 dhe Bursaspor një titull të kampionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP