Asaf Ademi – kandidat për ministër të Kulturës

Asaf Ademi nga Gostivari është emri i propozuar nga Lëvizja BESA ku kryetar është Afrim Gashi për ministër të Kulturës, konfirmojnë për Portalb.mk nga lëvizja BESA.

“Po e vërtetë është, Asaf Ademi është kandidat për ministër të Kulturës”, thotë për Portalb.mk, Orhan Murtezani.

Ademi, ishte kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet e fundit lokale, ku pas humbjes në rrethin e parë, mbështeti kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, i cili i fitoi zgjedhjet, Arben Taravarin.

Ademi paraprakisht ka qenë Ambasador i Maqedonisë në Danimarkë.

Ndryshe, pas vendimit të Lëvizjes BESA, për hyrje në qeveri, ata e morën për ta udhëhequr Ministrinë e Kulturës. Përskaj tyre, me rikonstruimin e qeverisë, pjesë e shumicës parlamentare janë bërë edhe PDSH-ja dhe Lidhja e Romëve ku kryetar është ish partnerii VMRO-DPMNE-së, Amdi Bajram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button