Hudhra, portokalli dhe çokollata e zezë e ulin rrezikun e sulmit të zemrës

Sulmi në zemër është emergjencë mjekësore dhe duhet të trajtohet menjëherë.

Sulmi në zemër ndodh si pasojë e mungesës së gjakut në zemër, ndërkaq mund të shkaktohet nga ndonjë bllokadë në enët e gjakut, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ekspertët tani thonë se rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës mund ta zvogëloni duke ngrënë më shumë portokaj.

Shtimi i portokajve në dietën tuaj e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës, sipas Dr. Sneh Khemka.

Kjo pasi që portokajtë e zvogëlojnë shtypjen e gjakut dhe, rrjedhimisht, i ulin shanset për të pësuar sulm të zemrës.

Përveç portokajve, edhe çokollata e zezë dhe hudhra mund ta ulin shtypjen e gjakut.

Duhet të keni parasysh se ushqimi i shëndetshëm është mënyra më e mirë për t’i parandaluar sulmet e tilla, të cilat padyshim se janë vdekjeprurëse.

Doktorët rekomandojnë që t’i zëvendësoni yndyrat e ngopura [kremrat, gjalpat, djathin] me yndyra të pangopura [p.sh. me vaj bimor].

 Edhe fishekët, arrat, bajamet, sardelet dhe kikirikët janë dëshmuar se e rrisin kolesterolin e mirë (HDL-në) dhe e zvogëlojnë kolesterolin e keq (LDL-në).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button