Opozita greke kundër propozimit të emrit “Rapublika e Maqedonisë së Ilindenit”

Partitë opozitare greke janë kundër propozimit të emrit “Rapublika e Maqedonisë së Ilindenit”. Përveç partisë opozitare greke “Nea demokratija”, që është deklaruar kundër, propozimin për këtë emër e kanë refuzuar edhe partitë tjera opozitare, transmeton Portalb.mk.

Kryetarja e Lëvizjes Greke për Ndryshime tha se propozimi do të thotë “kthim të irredentizmit”, shefi i “Rekas”, Stavros Teodorakis shprehu rezervë për propozimin dhe theksoi se qëndrimin e partisë do ta deklarojnë pasi do ta shohin gjithë paketën e zgjidhjes së kontestit.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë, Dimitris Kucumbas tha se ato janë kundër kyçjes së vendit fqinj në NATO dhe BE pa marrëveshje e cila garanton revizion kushtetues në vendin fqinj dhe do të eliminohen të gjitha çështjet nga irredentizmi dhe se emri duhet të jetë me përcaktim gjeografik, që nuk është i garantuar në propozimin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

Cipras-Pavlopulos: Ndryshime kushteteuese dhe konsensus më i gjerë për zgjidhjen e çështjes së emrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button