Deklaratat mbi Messin që nuk do u pëlqejnë tifozëve të Barcelonës

Ish-trajneri i Argjentinës, Alfio Basile ka vlerësuar shumë cilësitë futbollistike të Leo Messit, por vuri në dukje se ylli i Barcelonës “nuk udhëheq dot ekipin”.

“Në një skuadër duhet të kesh gjithmonë një ose dy udhëheqës. Lojtarë me personalitet, nuk është e thënë që të jenë më cilësorët. Ka futbollistë që e bashkojnë skuadrën edhe pa pasur 50% të cilësisë së më të mirit. Messi është jashtëtokësor, një golashënues i jashtëzakonshëm, por nuk e udhëheq dot ekipin”, deklaroi “Coco” Basile për “Infobae TV”, transmeton TCH.

Ai shtoi se si udhëheqës të Argjentinës shikon vetëm Otamendin.

“Është edhe Mascherano, por nuk e di nëse do të luajë apo jo”, tha Basile, i cili me bardhekaltërit ka fituar Kupën e Amerikës në vitet 1991 dhe 1993, ndërsa ka drejtuar këtë skuadër në Botërorin e vitit 1994.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button