Cipras nëpërmjet telefonit i ka njoftuar liderët e partive për rrjedhën e bisedimeve për çështjen e emrit

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, liderët e partive politike i ka njoftuar nëpërmjet telefonit për rrjedhën e bisedimeve, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftojnë mediat greke, në lidhje me emrin, Cipras i ka njoftuar kryetarët e partive se Qeveria nuk shkon në diskutime më specifike, nëse fillimisht nuk plotësohen parakushtet.

“E ka theksuar parakushtin e patjetërsueshme për revizion kushtetues të fqiut, që do të eliminojë çfarëdo lloj irredentizmi por edhe nevojën për zbatimin e revizionit kushtetues si parakusht bazë për integrimin në organizatat ndërkombëtare. Kryeministri i ka njoftuar liderët e partive në lidhje me emrin, se pozita e Qeverisë është që të mos shkojë drejt diskutimeve më specifike, nëse fillimisht nuk plotësohen parakushtet e theksuara më lartë”, kumtojnë nga Kabineti i Ciprasit në lidhje me bisedën telefonike me liderët, duke mos theksuar detaje se me kë dhe çfarë përgjigje ka marrë prej bashkëbiseduesve të tij.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev sot i ka ftuar liderët në takim për të diskutuar për çështjen e emrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button