Çitaku merr mesazhe kërcënuese, i publikon në Facebook (FOTO)

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë mesazhe kërcënuese nga disa serbë, të cilët i kanë shkruar në llogarinë e saj në Facebook.

Në to ajo kërcënohet se do të gjykohet në Serbi për veprimtarinë e saj politike, ndërsa nuk mungojnë as fyerjet dhe ofendimet prej më të ndryshmeve.

Çitaku i ka publikuar të gjitha në llogarinë e saj në Facebook, jo për shkak të frikës siç ka thënë ajo, por ngaqë i janë dukur qesharake.

“Facebook-u im është i mbushur me mesazhe urrejtje nga fqinjët tanë veriorë. Sigurisht, unë nuk po i publikoj sepse kam frikë, por po i publikoj sepse janë qesharake”, ka shkruar Çitaku.

    

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button