Deklarata e Meghan Markle një ditë para dasmës, shikoni se çfarë thotë për babain

Nesër në familjen mbretërore do të ketë dasmë madhështore.

Princi Harry do të kurorëzojë dashurinë me aktoren amerikane, Meghan Markle.

Këto ditë, kishte bërë bujë në medie dekarata që babai i Meghan Markle nuk do ta shoqërojë atë për tek altari, transmeton Gazeta Blic.

Kjo për shkak se babai i nuses së ardhshme të familjes mbretërore është shtrirë në spital, megjithatë sipas njoftimit të Kensigton Palace është Princi Charles ai i cili do ta shoqërojë atë për në altar.

Kensigton Palace minuta më parë ka publikuar deklaratën e Meghan Markle një ditë para dasmës, e cila konfirmon që babai i saj nuk do të marrë pjesë në dasmë.

Në letrën e saj, aktorja thotë se ajo çdo herë është kujdesur për babain, andaj shpreson që shumë shpejt të shërohet.

Në fund të letrës, Markle falënderon të gjithë për mesazhet uruese që kanë dërguar në adresë të tij, ndërsa ajo dhe Harry janë shumë të lumtur që nesër ndajnë ditën më të lumtur të jetës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button