Taravari në Kroaci u prit nga deputetja shqiptare Ermina Lekaj Prljaskaj

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, është pritur sot në Kuvendin e këtij vendi në Zagreb nga deputetja shqiptare Ermina Lekaj Prljaskaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thekson shërbimi për informim i komunës së Gostivarit, në këtë takim në një atmosferë të ngrohtë miqësore u diskutua për gjendjen e shqiptarëve të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kroaci, si dhe për përparimin e Kroacisë pas anëtarësimit në strukturat euro-atlantike.

Ermina Lekaj Prljaskaj është deputetja e parë shqiptare në Kuvendin e Kroacisë dhe krahas pakicës shqiptare në këtë shtet, përfaqëson edhe pakicën boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, Taravari vizitoi edhe Komunën Stara Nedelja, si dhe takoi shumë bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Kroaci.

Bëhet e ditur se në takim ishin të pranishëm edhe kryetar i Këshillit Shqiptar të Zagrebit, Shuip Ziberi, këshilltar në Këshillin Shqiptar të Zagrebit ing. Avni Osmani, Shoip Shoipi, si dhe udhëheqësi i Sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë Komunës së Gostivarit – Besim Dogani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button