Sela: Maqedonia është shtet sekular, nuk duhet të kthehemi në të kaluarën

Lideri i Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela, tha se është shumë e rëndësishme se nëse ka marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë, të përdoret momenti për të hapur rrugën e Euro-Atlantikut të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Për qëndrimet tona tjera, duhet të mbledhim organet e partisë, duhet të konsultohemi me ekspertët tanë dhe ju do të keni qëndrimin tonë për këtë çështje. Maqedonia është një shtet laik dhe me çdo kusht duhet të mbahet. Nëse tashmë kemi probleme që datojnë nga shekulli i tretë para erës sonë, nuk duhet të kthehemi në shekullin e nëntë para erës sonë” tha Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button