Kuti me flori e diamante në oborr të shtëpisë

Shihnin një kuti metalike e çuditshme në oborr, por për shumë vite kujtonin se ishte kuti shpërndarjeje e kabllove elektrike, transmeton Top Channel. 

U desh të kalonin disa drerë pranë shtëpisë, të hanin gjethet e një bime që mbulonte kutinë metalike, pa të kuptonin që brenda kishte diçka tjetër.

“Ishte plot me unaza floriri, disa ishin me gurë diamanti. Mbetëm pa fjalë”, thonë Metju dhe Maria Colona-Emanuel, bashkëshortët që jetonin në shtëpinë në Staten Island, Nju Jork, SHBA.

Veç stolive, që arrinin një vlerë rreth 52,000 dollarë, kutia kishte edhe një letër të mbyllur në një zarf, me një adresë të shkruar.

Bashkëshortët gjurmuan adresën dhe i pyetën nëse i kishin grabitur ndonjëherë, dhe rezultoi që stolitë kishin qenë pikërisht të atyre, të grabitura nga një person që u kishte hyrë në shtëpi në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button