Sulm i armatosur në Nigeri, 11 persona të vdekur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në shtetin perëndimor afrikan, Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin lokal, në rajonin Birnin Gwari ku jetojnë fermerët të shtetit verior Kaduna, ka ndodhur një sulm i armatosur ku kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa janë palgosur shumë të tjerë.

Zëdhënësi i policisë, Mukthar Aliyu, i cili ka konfirmuar sulmin, në deklaratën për gazetarët ka thënë se në rajon janë dërguar ekipe të policisë dhe ka filluar hetimi në lidhje me sulmin.

Pjesëtarët e fisit Fulani, të cilët për të gjetur kullota për kafshët e tyre emigruan në jug të vendit, pohuan se fermerët janë përpjekur që t’u vjedhin kafshët dhe se i kanë sulmuar edhe vetë ata.

Gjithashtu thuhet se barinjtë Fulani në rajonet jugore të vendit ku shumica janë të krishterë, përpiqen të përhapin mësimet e dijetarit islam nga shekulli i 18-të, Shejh Osman Dan Fodio.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP