Thaçi tregon mesazhin nga Sofja: Harrojeni perspektivën evropiane pa fqinjësi të mirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se ai në Samitin e Sofjes ka takuar liderët e të gjitha shteteve, duke përfshirë këtu edhe presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelarin Angela Merkel.

Thaçi këto komente i ka bërë në një konferencë për media.

Ai ka thënë se është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku sipas tij, takimi është ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, transmeton Telegrafi.

“Në këtë takim është përsëritur përkushtimi që të fillojmë përgatitjet për fazën përfundimtare të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë që të dyja palët të arrin paqe dhe stabilitet, i cili do të kishte reflektimi për rajonin në përgjithësi”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka thënë se deklarata e Sofjes përmban pika të rëndësishme, e sipas tij, pika e dytë është më e rëndësishmja.

“Kjo pikë thotë qartë dhe riafirmon mbështetjen pa ekuivoke për perspektivën e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Thaçi.

Ai ka thënë se mesazhi kryesor që e kanë dhënë përfaqësuesit e vendeve të fuqishme të BE-së për liderët e vendeve të Ballkanit, është sipas tij, se pa fqinjësi të mirë duhet të harrohet perspektiva evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button