Protestat në Bit Pazar, Shilegov: Durimit po i vjen fundi

Durimit po i vjen fundi”. Kështu u shpreh kreu i Shkupit, Petre Shilegov lidhur me protestën e tregtarëve ilegal në Bit Pazar duke shtuar se shumë shpejt do ti jepet fund kësaj proteste, nëse tregtarët në fjalë vullnetarisht nuk largohen nga rrugët. Ai edhe një herë apeloi deri te tregtarët të ndërpresin protestën dhe të legalizojnë biznesin e tyre me qëllim të mos krijimit të skenave të padëshiruara, njofton Alsat M.

“Akoma dëshirojë, që nëse është e mundur këtë ta kalojmë pa incidente dhe kështu do të ishte mirë për të gjithë, të gjithë ta kuptojnë se rendi duhet të vlejë për të gjithë. Nëse edhe më tej refuzojnë, e uzurpojnë hapësirën dhe e ndalojë lëvizjen, fatkeqësisht do duhet të intervenojmë. Në mënyrë indirekte flasim me njerëzit me qëllim mos të kemi skena të padëshiruara, nuk është mirë për askënd, prandaj edhe një herë apeloj njerëzit që të largohen nga rruga, është muaji I shenjtë I Ramazanit, nuk duhet të bëjmë incidente në këtë muaj”, deklaroi kryetari i Shkupit Petre Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button