Arrestohet një 67 vjeçar nga Kërçova ka kryer sulm gjinor ndaj një fëmije

Gjatë ditës së djeshme në Kërçovë, një person i moshës 67-të vjeçare ka kryer sulm gjinor ndaj një fëmije më të vogël  se 14 vjeç. Sulmi ka ndodhur në orët e pasdites në një pjesë të qytetit ku ka lëvizje më të vogël të njerëzve, informon Prokuroria Publike e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Sipas Prokurorisë, ngjarjen e ka parë, rastësisht një kalimtar, dhe menjëherë e ka paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Shkurt pas kësaj, personi i dyshuar i cili është arratisur, është kapur dhe arrestuar. Prokurori publik i Prokurorisë së Gostivarit ka miratuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër të dyshuarit për kryerjen e veprës penale “sulm gjinor ndaj fëmijës” që nuk i ka mbushur 14 vjet nga neni 188 nga Kodi Penal, për të cilën vepër parashihet burg në kohëzgjatje së paku prej 12 vjetëve. Duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet, prokurori publik i Gjykatës Themelore Gostivar ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për personin”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button