Platini tregon se si u montua shorti i Kupës së Botës “France 1998”

Ish-presidenti i UEFA-s dhe legjenda franceze, Mishel Platini ka thënë se shorti i Kupës së Botës 1998 u hartua në mënyrë që vendi mikpritës të mos takonte Brazilin deri në finale.

Franca mundi Brazilin 3-0 në Paris 20 vjet më parë, falë dy golave të shënuar nga Zinedine Zidane dhe një nga Emmanuel Petit për të hequr trofeun për herë të parë para një turme vendase adhuruese.

Franca fitoi Kupën e Botës më 1998 (Getty Images)

Sipas Platinit – i cili ishte në komitetin organizues të turneut – kishte qenë “ëndrra e të gjithëve” për të parë teksa mundën në finale pesë herë kampionët e botës.

Michel Platini (Getty Images)

“Kur organizuam kalendarin, bëmë pak manovra”, ka thënë fillimisht Platini për France Bleu Sport.

“Nëse ne përfundonim të parët në grup dhe Brazili përfundonte i pari, nuk mund të takohemi përpara finales”.

Momente nga ndeshja Francë-Brazil

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button