Xhaferi: Bisedimet në procesin “Zhan Mone” po zhvillohen në atmosferë konstruktive

“Bisedimet në korniza të procesit “Zhan Mone” janë duke u zhvilluar në atmosferë konstruktive, atmosferë pune, me qëndrim konsensual të pjesëmarrësve për nevojën e rregullimit të marrëdhënieve në shtëpinë legjislative”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nga Ohri, ku janë duke u mbajtur bisedimet me përfaqësuesit e partive parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë në korniza të procesit “Dialog Zhan Mone” e iniciuar nga eurodeputetët Ivo Vajgël, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, njofton Portalb.mk.

“Temat e diskutimit janë – nevoja për ndryshim dhe plotësisht të Rregullores dhe miratimin e Kodit Etik, me çështje shtesë që në tjera forma më është disktutuar, a ajo është pavarësia më e madhe e Kuvendit. Paradite kemi pasur debat të frytshëm për Kodin dhe mendoj se ajo është e mbaruar në lidhje me sjelljen e deputetëve në dhe jashtë Kuvendit”, tha Xhaferi, duke theksuar se kjo çështje është me rëndësi të madhe për kthimin e besueshmërisë në institucionin deputet.

Dialogu në Ohër është paraparë që të rrumbullakohet me përfundime që do të prezantohen në mbrëmje kur është paralajmëruar që të marrin pjesë liderët e partive parlamentare – kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Përpara tyre është e paraparë që të mbajë fjalim kryetari i Partisë Evropiane Socialiste, Sergei Stanishev.

Si hyrje në dialog, mbrëmë është shtruar darkë për pjesëmarrësit e bisedimeve, në të cilën eurodeputeti Ivo Vajgël ka thënë se takimet janë me qëllim që në atmosferë të hapur, pa praninë e opinionit të bisedohet për të gjitha problemet për të cilat ndoshta nuk është arritur konsensus.

Zhan Mone do t’i ulë në tavolinë të përbashkët liderët e partive politike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button