Manchester City mbulon me ar Guardiolën, deri në 2021

Të kesh Pep Guardiolën si trajner është një luks i madh për cilëndo skuadër evropiane dhe për t’i shpëtuar kërcënimit nga mësymja e skuadrave të tjera, Manchester City është gati të bëjë edhe çemenduri ekonomike.

Me një titull kampion të rikthyer, por mbi të gjitha me rekordin e 100 pikëve, spanjolli ka marrë edhe bekimin e sheikëve të klubit për të zgjatur kontratën deri në vitin 2021, duke plotësuar në këtë mënyrë një cikël 5 vjeçar, transmeton TCH.

Pep ka firmosur zyrtarisht kontratën e re që e mban në radhët e City deri në vitin 2021, që ashtu siç bëri te Barcelona, por edhe te Bayern Munchen plotëson ciklin 5 vjeçar. “Jam shumë i lumtur dhe entuiziasmuar që punoj këtu. Kënaqem shumë të stërvis këta futbllistë dhe të bëj edhe më mirë në vitet që do të vijnë. Si manxher i një skuadre, e rëndësishme është që të ndihesh mirë brenda grupit dhe unë ndihem shumë mirë. Çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar dhe do të vijojmë në këtë drejtim, duke u përmirësuar në fushë dhe duke ndihmuar futbollistët tanë të rriten”, deklaroi në konferencën për shtyp Guardiola.

Por duket se Guardiola ka edhe një tjetër motiv të rëndësishëm për të cilën ndihet i lumtur te City dhe ky lidhet me aspektin financiar. Për sezonet e ardhshme Guardiola do të përfitojë më shumë se 68 milionë euro, duke u bërë trajneri më i paguar në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP