Bullgaria: Republika e Maqedonisë së Ilindenit është emër i pranueshëm për ne

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se për Bullgarinë është i pranueshëm emri Republika e Maqedonisë së Ilindenit, duke iu referuar emrit të ri që mund ta ketë Maqedonia, pas kontestit të emrit që ka kjo e fundit me Greqinë.

Sipas saj, ky emër tregon se shtetet kanë një të kaluar të përbashkët.

“Republika e Maqedonisë së Ilindenit do të thotë për mua se ata pranojnë që ne kemi histori dhe të kaluar të përbashkët, sepse kjo është pjesë shumë e rëndësishme e historisë bullgare, është moment shumë i rëndësishëm edhe për ata”, ka thënë ajo.

Kryeministri maqedon, Zoran Zaev ka njoftuar se të premten do të zhvillojë një takim me krerët e partive dhe presidentin për të diskutuar propozimin që mund të jetë i pranueshëm për Maqedoninë dhe Greqinë.

Kryengritja e Ilindenit është zhvilluar në vitin 1903 kundër Perandorisë Otomane.

Koha: “Ilindenska Republika Makedonija” do të jetë emri ri i shtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP