MASH-i ka përmirësuar standardin e ushqimit në shkolla fillore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë ka njoftuar se në kuadër të projektit për përmirësim të ushqimit të fëmijëve në qendrat parashkollore dhe shkollat fillore, që realizohet në bashkëpunim me UNICEF-in, ka përmirësuar përmbajtjen e rregullores së standardit të ushqimit dhe të shujtave në shkolla ditore, njofton Portalb.mk.

Gjithashtu është përgatitur edhe udhëzues për aplikim të drejtë të saj, kurse në mënyrë shtesë është krijuar edhe instrument elektronik, i cili do të mundësojë verifikim të kualitetit të shujtave që dedikohen për më të vegjlit.

Instrumenti elektronik është dedikuar për udhëheqësinë dhe personat përgjegjës në shkollat fillore, në drejtim të planifikimit adekuat të ushqimit, që ka rëndësi të madhe për zhvillimin psikofizik të fëmijëve dhe mund të gjendet: KËTU.

Nga MASH presin që organet e kontrollit të përgatisin raporte pozitive pas kontrollimeve të tyre, dhe shpresojnë se nuk do të ketë lëshime, apo edhe nëse të njëjtat konstatohen, të jenë minimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button