“Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafić, sot premierë në Teatrin e Komedisë (VIDEO)

“Vdekja e Dantonit”, në regji të Dino Mustafić është shfaqja teatrore që vjen premierë nga Teatri Shqiptar i Shkupit, që nis edhe realizimin e projekteve të financuara nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë për vitin 2018, njofton Portalb.mk.

Premiera “Vdekja e Dantonit” në autorësi të Georg Byhner, do të shfaqet premierë sot, më 24 maj, me fillim prej ora 22:00, në Teatrin e Komedisë në Shkup.

Në skenë ngjiten aktorë që për më shumë se një dekadë i munguan skenës së teatrit, që për herë të parë angazhohen si aktorë profesionistë, për çfarë skena do të pushtohet nga 20 vetë.

Luajnë: Refet Abazi, Luran Ahmeti, Gëzim Zherka, Fisnik Zeqiri, Muzbajdin Qamili, Osman Ahmeti, Hamdi Rashidi, Genci Mirzo, Amernis Nokshiqi, Aida Elezi, Mentor Kurti, Ilir Reçi, Sokol Hajrullai, Asdren Selimi, Besfort Idrizi, Berat Mahmut, Ajshe Useini, Arian Ejupi, Faton Ibrahimi, Kujtime Ahmeti, Taulant Destani dhe Orfej Asllanaj.

Dramaturge: Zheljka Udoviçiq Pleshtina, skenografia: Dragutin Broz, kostumet: Ines Golja, muzika: Oliver Josifovski dhe koreograf: Gjergj Prevazi.

Në lidhje me premierën në fjalë, drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Adem Karaga u shpreh i kënaqur që “Vdekja e Dantonit” rikthen në skenë aktorin Refet Abazin dhe krijoi hapësirë për aktorët e rinj të akademive teatrore në Shkup dhe Tetovë.

“Pas “Viganeve të Maleve”, shfaqja e parë që vjen si projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, është “Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafić. Më gëzon fakti, që pas një pas një periudhe shumë të gjatë, riktheu në skenë aktorin Refet Abazi. Pos rikthimit të Refetit, shfaqja do të sjellë në skenë edhe aktorë të rinj, të papërfshirë në institucione. Kemi një pjesë të konsiderueshme të studentëve, të dy akademive teatrore, Shkupit dhe Tetovës”, tha Karaga në një prononcim për Portalb.mk.

Karaga gjithashtu njoftoi se “Vdekja e Dantonit” do të përfshijë në grup të madh të aktorëve dhe paralajmëroi se publikun e pret një spektakël.

“Është një grup i madh i aktorëve që do të luajnë, dhe nga eksperienca që kemi pasur me Dinon në dy projektet e mëparshme, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Opera e lypsarëve”, nuk e vë në dyshime që edhe kjo e 24 majit do të jetë një spektakël”, tha Karaga.

Përfshirja e aktorëve të rinj, mundësi e bërjes pjesë të trupës teatrore të Teatrit Shqiptar

“Teatri Shqiptar gjithmonë ka qenë u hapur për aktorët e rinj dhe sidomos të studentëve. Nëse ne nuk krijojmë hapësirë për studentët, nuk e di pse do të ekzistonim”, tha Karaga.

Paraprakisht, Teatri Shqiptar i Shkupit realizoi me sukses edhe projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Viganet e Maleve” që erdhi si bashkëpunim i pesë teatrove të rajonit.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Urime,ju uroj suksese Teatrit te Shkupit dhe gjithë trojeve Shqipare,që të arritni me sukseset e medha të tuajat.Të arritni skenat,Evropiane & Botrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button