Për propozimin e ri, Zaev fillimisht do t’i informojë Ivanovin dhe liderët partiak

Qeveria as e konfirmon, as e demanton informatën që gjatë ditës së djeshme u paraqit nëpër media se propozimi më i ri i Maqedonisë për emrin në bisedimet me Greqinë është “Republika Ilindenska Makedonija”, njofton Portalb.mk.

“Ashtu siç ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në fazën e fundit të bisedimeve, nga pala e Maqedonisë janë prezantuar disa opsione për zgjidhje të mundshme, ndërkaq nga pala e tyre është pranuar njëra prej tyre e cila mund të jetë e pranueshme për të dy palët”, kumtojnë nga Qeveria.

Qëndrimi është thuajse identik me atë që e ka thënë kryeministri Zoran Zaev, në konferencë për shtyp.

Qeveria kumton se “nuk do t’i ndjekin komentet e mëtutjeshme për temën, pasi që gjatë bisedimeve fillimisht duhet që të informohen presidenti i shtetit, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe liderët tjerë, që do të ndodh së shpejti”.

VMRO-DPMNE tregon qӓndrimin për emrin e përfolur – Ilindenska Republika Maqedonija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button