Përse Dora e Drejtësisë..?!

Shqiptarët  ndër vite me rradhë, në mënyrë sistematike janë diskriminuar dhe degraduar në çdo sferë të jetës institucionale, politike dhe ekonomike në format nga më të ndryshme, e cila për fat të keq ende një gjë e tillë viteve të fundit po praktikohet edhe me shumë.

Mungesa e një strategjie kombëtare për mbajtjen dhe kutivimin e vlerave kombëtare, ka sjell në situate teje të palakmueshme rinin shqiptare.

Të gjithe ne jemi të vetëdijshëm  për kohën në të cilën jetojmë, ku të gjithë  janë dakort se diçka duhet ndryshuar mirpo, për mendimin tim ndryshimi herën e parë fillon nga vetëvetja. Rinia shqiptare, me potencialin dhe guximin e saj ka qënë promotore e ndryshimeve në të mirën e përgjithshme të shoqërise. Krijimi i një shoqërie cilive këtu në Maqedoni dhe në veçanti në qytetin e Ohrit, ka qënë një një kërkes kahëmotshme e qytetarëve. 

Iniciativat kanë qënë të shumta dhe nga më të ndryshmet, mirpo ideja e një zëri të përbashkët për artikulimin dhe mbrojtjen e asaj çka është e nejvojshme për qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë qytet, ruajtjen e potencialit dhe vlerave  rinore.

Fakti që më shqetëson më shumë këtyre viteve të fundit është diskriminimi dukshëm që po i  bëhet rinis tonë, rini e cila çdo ditë e më shumë rrugëdaljen apo mbijetesën e saj e shikon jashtë vendlindjes së saj dhe kjo ndodhë jo për faj të tyre por   kjo ndodh për arsye të politikës ditore dhe shumë pasive ndaj rinis tonë. Është e vërtet dhe me keq ardhje e them se qyteti po zbrazet, po largohen të rinjët shqiptarë!

Dora e Drejtësisë u themelua për mbrojtjen dhe ngritjen e vetëdijës rinore dhe qytetare për problemet që ne si qytetar dhe si rini po ballafaqohemi çdo ditë, ku prioriteti kryesor i jonë, është rritja e cilësisë në arsimin fillor dhe kontrolli rigoroz të mësimdhënies për krijimin e një gjenerate të re dhe të shëndoshë, të udhëhequr sipas parimeve universale të drejtësisë, solidaritetit dhe humanitetit shoqëror sepse arsimimi i shëndoshë dhe kualitativë i rinis është arma  jonë më e fort në fushë betejën e mbijetesës pasi, “e ardhmja e një kombi është e lidhur ngusht me edukimin që merr rinia” (Albert Einstein).

Zgjatja e dorës rinis në këtë kohë kur në institucionet shtetrore dyert janë të mbyllura dhe të mos flasë për partit politike shqiptare, është gjëja më e vogël që mund të bëjmë.Dora e Drejtësisë, u formua si arsye e asaj dore të “këpur” nga partit politike, ku prioriteti i tyre është interesi shumë i vogël klanor dhe se drejtësinë e kanë sjell deri në atë nivel ku qytetari mund ta ëndërroj vetëm me sy hapur!

Ajo për të cilën ne jemi të vendosur, është zgjatja dorës rinis, për një ardhmëri prespektive dhe optimistë mbi mbazën e drejtësisë! 

Ngritja e vetëdijës rinore për çështjet të cilat janë në interes së përgjithshëm shoqëror, është prioriteti jonë kryesor dhe se programi jonë aktiv është i orientuat nga interesi kolektiv për qytetarët dhe ndaj qytetarëve, do të jetë “dora” e rinis dhe qytetarëve në interesin e përbashkët shoqëror mbi parimin e së vërtetës dhe të drejtës. 

Autori është kryetar i shoqatës Dora e Drejtësisë

Lajme të ngjashme

Back to top button