VMRO-DPMNE tregon qӓndrimin për emrin e përfolur – Ilindenska Republika Maqedonija

“Është jo-serioze të licitojmë për kësi çështje serioze. Ne kemi thënë se VMRO-DPMNE, nuk ka  kurrfarë informata rreth procesit që e udhëheq Qeveria”, deklarohet për Portalb.mk, drejtori për Marrëdhënie me Publikun i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, në lidhje me informatat nëpër media se Maqedonia propozimi i Maqedonisë për emrin në bisedimet me Greqinë, për të cilin Zaev dje tha se është optimist, është Ilindenska Republika Makedonija, njofton Portalb.mk.

“Nuk e dimë as shtrirjen se për çfarë po bisedohet, por as nëse janë marrë vesh për ndonjë emër, i cili është i pranueshëm për të dyja palët, a nuk ka informata as se si parashikojnë t’i zgjidhin standardet tjera identitare”, tha Kotevski për Portalb.mk.

Nga ana tjetër, nga Qeveria e Maqedonisë sot kanë deklaruar se për bisedimet, së shpejti, fillimisht do të informohet presidenti i shtetit, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe liderët tjerë.

Ndryshe, dje në Sofje kryeministri Zoran Zaev, pas mbarimit të takimit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, tha se “njëri prej opsioneve për emrin, që kanë diskutuar është i pranueshme për të dyja palët dhe nëse është e mundshme do të ketë zgjidhje. Tani kemi opsion që mundet të jetë e pranueshme për të dyja palët, nëse nga dy vendet pranohet”.

Pask kësaj, mediat publikuan se opsioni për të cilin ka folur Zaev, në fakt është opsioni i ri dhe bëhet fjalë për emrin e ri të propozuar – Ilindenska Republika Makedonija.

Kjo zgjidhje kompromisi duhet të mare drite jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve. Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencën për gazetarë pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje. Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për këtë zgjidhje të mundshme të dakorduar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, as nga autoritet në Shkup, e as nga ato në Athinë.

Koha: “Ilindenska Republika Makedonija” do të jetë emri ri i shtetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button