Nuk është më fustani me ngjyra, një video ‘e çmendur’ pushton rrjetin: Çfarë dëgjoni ju këtu?

Me siguri nuk e keni harruar fustanin me ngjyra që disa e shikonin blu me të verdhë dhe të tjerët blu me të zi. Tani, ajo lojë ka marrë fund, sepse rrjeti ka nisur një fiksim të ri dhe këtë herë nuk është më një foto, por një video, e cila është bërë virale në vetëm pak orë.

Në video nuk dëgjohet nga të gjithë i njëjti zë. Disa dëgjojnë një fjalë dhe të tjerë dëgjojnë një fjalë tjetër, transmeton Revista Class.

Laurel apo Yanny, si e dëgjoni ju?

Në fakt, të gjithë ata që dëgjojnë njërin variant kanë të drejtë.  Në video, dy zëra të ndryshëm po thonë “Yanny” dhe “Laurel” në të njëjtën kohë. “This is Insider” shkruan se fjala që dëgjon varet nga niveli i basit që prodhon pajisja në të cilën po e dëgjon.

Ndaj duke manipuluar audion dhe duke ndryshuar lartësinë e zërit, ata që dëgjojnë “Laurel” mund të dëgjojnë “Yanny” ose anasjelltas. Por në videon origjinale, ashtu si atletet ose takat, truri zgjedh atë që është më shumë i fokusuar.

Zëri që thotë “Laurel” është e një frekuence të ulët. Nëse e dëgjon në një volum të lartë, me siguri do të dëgjoni “Laurel”

Ndërsa, ata që dëgjojnë “Yanny” janë të aftë të kapin frekuencat e larta, ndërsa ata që dëgjojnë “Laurel”, jo. Prapë konfuz? Hidhini një sy videos më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button