Zhan Mone do t’i ulë në tavolinë të përbashkët liderët e partive politike

Përfaqësues të partive parlamentare në kuvendin e Maqedonisë, sot në Ohër do t’i fillojnë bisedimet në kuadër të dialogut Zhan Mone: Principi kyç për qasje të përbashkët drejt integrimeve euroatlantike të qytetarëve të Maqedonisë dhe përforcimi i Kuvendit si shtylla demokratike e të gjitha reformave. Takimi është iniciuar nga eurodeputetët Ivo Vajgel, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan.

Temat kryesore për të cilat do të diskutohet në kuadër të procesit janë, puna e Kuvendit, kodeksi etik, pavarësimi buxhetor i Kuvendit të Maqedonisë si dhe çështje tjera drejt përforcimit të Kuvendit si institut me rol qendror në agjendën reformuese për integrimin ne BE, shkruan Plusinfo, transmeton Portalb.mk.

Në bisedime do të merr pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi , së bashku me nënkryetarët dhe përfaqësues të të gjitha partive politike.

Dialogu është paraparë të përmbyllen me një darkë në të cilën është paralajmëruar pjesëmarrja e liderëve të partive politike, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i PDSH-së, Menduh Thaçi, i ASH Zijadin Sela dhe nga Besa, Bilall Kasami. Para të pranishmëve do të merr fjalin Sergej Stanishev, kryetar i partisë se socialistëve evropian.

“Vlerësoj se në atmosferën e punës me ndihmën e ekspertëve të angazhuar në këtë konferencë, mund të arrihet deri në pajtim në disa çështje për të cilat nuk do të vendosim ne, nuk do të zgjidhen as në qendrën “Zhan Mone” në Paris, e as këtu në Kuvendin e Maqedonisë. Gjithsesi bëhet fjalë për ardhmërinë e Maqedonisë, mu për këtë jemi këtu, u angazhuam në Marrëveshjen e Përzhinos, dhe nga ato me kënaqësi të madhe mund të themi se vendi ka bërë një hap të madh para me fitimin e garancisë për hapjen e bisedimeve pa kushte për anëtarësim në BE. Kuptohet që për këtë do të vendos këshilli evropian, por mund të them se jam mjaft optimist”, tha Vajgëll.

Takimi në kuadër të procesit “Zhan Mone”  vlerësohet si realizim i një pjese të reformave në vend, duke pas parasysh se çështjet për konstituimin e Kuvendit dhe për pyetjet e deputetëve janë pjesë e planit “3-6-9”, kurse bisedimet pritet që në përgjithësi të përmirësojnë dialogun politik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button