Sonte takimi Berisha-Rama

Sonte në 20.30 Sali Berisha dhe Edi Rama do ulen në tryezë në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Takimi Rama-Berisha është përfolur si i mundshëm që në momentin kur raundi i parë i zgjedhjes së presidentit u konsumua pa votim. 

Kryeministri Berisha deklaroi se është i gatshëm të ulet me Ramën, por duke mos pranuar kushte dhe pazare në tavolinë, në kërkim të një procesi që do të sjellë rezultat. Takimi mes dy krerëve të politikës vjen pas dy takimeve mes negopciatorëve demokratë dhe socialsitë, të kryesuar nga drejtuesit e grupeve parlamentare Patozi dhe Ruci. 

Në këto takim, socialistët u ulën në tryezë me kushtin ëpr përmbylljen paraprake të reformave dhe kufizimin e imunitetit, ndërsa kanmdidatin konsensual të mazhorancës Zaganjorin e cilësuan si të njëanshëm, qëndrim që u shfaq dhe një ditë më parë pas takimit që zoti Zaganjori pati me kryesocialistin Rama. 

Votimi i dytë për presidentin është të hënën, priten rezultate e takimit për Berisha-Rama për të parë nëse në këtë votim do të shkohet zyrtarisht me një kandidat apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button