Aprovohet në Senat, Gina Haspel do jetë drejtore e CIA-s

Senati amerikan konfirmoi zonjën Gina Haspel si drejtoren e re të CIA-s, gruaja e parë që shërben në këtë post.Emërimi i zonjës Haspel për të drejtuar agjencinë e spiunazhit ringjalli një debat rreth praktikave tashmë të ndaluara të torturës.

Ajo u konfirmua pasi disa demokratë iu bashkuan shumicës republikanëve duke thënë se ata do ta mbështesnin kandidaten e paraqitur nga Presidentit Donald Trump, transmeton Java News.

Udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell arriti të bindte anëtarët ta miratonin emërimin e zonjës Haspel megjithë kundërshtimet e disave, duke përfshirë senatorin John McCain, i cili u kishte bërë thirrje kolegëve ta hidhnin poshtë atë.

Republikanët vlerësuan karrierën 33-vjeçare të zonjës Haspel në CIA, nga operative në shumë vende të botës e deri tek emërimi për të shërbyer si drejtoresha e parë grua e agjencisë, përgatiti Koha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button