Athina arrin marrëveshjen përfundimtare për daljen nga programi i ndihmës financiare

Marrëveshja përfundimtare për daljen e Greqisë nga programi i ndihmës financiare, që pritet të përfundohet nga Eurogrupi në muajin qershor, do të përfshijë gjithashtu çështjen e borxhit, deklaroi sot nënkryetari i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, duke iu drejtuar Komitetit të Parlamentit Europian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare.

Ndërsa, nënkryetari i Parlamentit Europian dhe eurodeputeti i SYRIZA, Dimitris Papadimoulis theksoi nevojën për të zbatuar marrëveshjen tashmë të arritur mbi përfundimin me sukses të daljes nga programi i ndihmës financiare, duke përfshirë strategjinë për rritjen ekonomike, borxhin dhe mbikëqyrjen.

Përsa i përket FMN-së, ai vuri në dukje se “po punohet në mënyrë konstruktive megjithëse, FMN-ja nuk ka qënë pjesëmarrëse në fondet e programit të paketës së tretë financiare, ajo po merr pjesë në mision si zakonisht”, shkruan atsh.

“Ne po zhvillojmë diskutime se çfarë lloj bashkëpunimi apo angazhimi do të jemi në gjendje të arrijmë”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button