Domatja, ushqimi i fytyrës

Domatja lufton rrudhat dhe i jep elasticitet fytyrës.

Domatja është një ndër perimet më të shëndetshme për lëkurën: e mbron nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, në çdo kohë të vitit, edhe në dimër, duke qenë e pasur me likopen, transmeton Telegrafi.

Domatja lufton radikalet e lira, duke vonuar në këtë mënyrë daljen e rrudhave në lëkurë. Por, nëse domatja ka kaq shumë të mira kozmetike, përse të mos e bëjmë një ndër trajtimet tona të bukurisë?

Ja disa përdorime të thjeshta:

Lëngu i freskët i domates mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën. Prite domaten në gjysmë dhe bëj me të masazh duke e qarkulluar lehtë në fytyrë me lëvizje të vogla. Pastaj lëre të thahet dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.

Për lëkurën e yndyrshme domatja është ideale, sepse aciditeti i saj than gjëndrat e tepërta të djersës. Merr vetëm tulin e domates duke hequr farat dhe lëngun. Aplikoje lehtë në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.

Po ashtu, domatja është ilaç i mirë edhe për duart. Shtrydh lëngun e domates në duar dhe lëre derisa të thahet. Më pas shpëlaji mirë me ujë të bollshëm.

Rezultati është një lëkurë më e pastër, e butë dhe e shkëlqyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button