Berisha: Rama ikën para kohe nga Samiti i Sofjes

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vijuar akuzat dhe denoncimet e tij ndaj qeverisë, pas bërjes publike të videos së “dëshmitarit X”, transmeton Klan Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se pas dëshmisë së Albert Veliut për lidhjet me drogën me vëllain e Ministrit Fatmir Xhafaj, është vënë në lëvizje edhe Kryeministri Rama.

Madje sipas Berishës, shefi i qeverisë shqiptare ka ikur para kohe nga Samiti i Sofjes ku ndodhet, ndërsa ministri i Brendshëm Xhafaj ka mbyllur telefonin

Postimi i plotë:

Deshmi me fuqi tronditese nukleare e deshmitarit Albert Veliu!

Rama iken parakohe faqenxire nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!

Te dashur miq, deshmia me fuqi nukleare e deshmitarit Albert Veliu ishte nje goditje vdekjeprurese per vete kryekumbar Ramen dhe kumbar Xhafen. Ata, pasi heshten 7 dite me radhe dhe ne vend qe ta arrestonin, nisen dje ne mengjes forcerisht per ne Itali Geron/Agron Xhafen, deklaruan se incizimi i bisedes se ketij te fundit per trafiqe me deshmitarin ishte e montuar.

Ky mashtrim i turpshem si dhe pengmarrja e deshmitarit qe nxorri ne shesh fytyren e vertet mafioze te klaneve Rama – Xhafa, jane nje kushtrim per çdo shqiptar per te shporrur e permbysur me nje fortune te pergjithshme popullore pushtetin e kryfamiljes mafioze te Shqiperise dhe Europes, familjes Rama dhe familjeve mafioze Xhafa, Tahiri etj! 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button