Projektligji për Prishtinën, kompetencat dhe benifitet (Dokument)

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, 1 abstenim ka miratuar Projektligjin për Prishtinën.

Me këtë ligj rregullohet organizimi dhe funksionimi i Kryeqytetit të Kosovës, i cili ka status të veçantë juridik sipas Kushtetutës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në dokumentin e Projektligjit për Prishtinën të cilin e ka siguruar Telegrafi shkruan se “Projektligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, përbëhet prej 21 neneve, përmban dispozitat e përgjithshme ku përfshin: Qëllimin dhe fushëveprimin e ligjit, Përkufizimet, Statusin e Kryeqytetit, Simbolet, Kompetencat, Organet e Kryeqytetit, Organizimin e Kuvendit, Administratën e Kryeqytetit, bashkëpunimin ndërmjet Kryeqytetit dhe Autoriteteve Qendrore, Pronën e Kryeqytetit, Financimin e Kryeqytetit si dhe dispozitat kalimtare”.

Prishtina sipas këtij Projektligji do të ketë  njësi policore që do të jenë në shërbim vetëm të qytetarëve të Prishtinës. Pra,  Kuvendi Komunal i  propozon kryetarit të Prishtinës dy kandidatë për drejtor të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit i cili emëron njërin nga ta për Drejtor të Drejtorisë së Policisë  të Kryeqytetit.

Po ashtu sipas këtij Projektligji Kryeqyteti themelon spitalin e përgjithshëm  të  Kryeqytetit, funksionimi dhe organizimi i të cilit rregullohet me legjislacionin përkatës në fuqi.

Në kuadër të stafit administrativ të Kryetarit bëjnë pjesë: shefi i kabinetit, asistenti administrativ dhe zyrtari i logjistikës.Po ashtu, për herë të parë Kryetari  i Kryeqytetit ka dy nënkryetarë të cilët e ndihmojnë Kryetarin në ushtrimin e kompetencave të tij, kryetari mund të emërojë deri në pesë këshilltarë, të cilët e këshillojnë në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij, të cilët i emëron dhe i shkarkon Kryetari.

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë kohës sa ishte kryetar i Prishtinës kishte këmbëngulur në këtë ligj, deri në përplasje me Qeverinë që drejtohej nga Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button