VMRO kërkon që OJQ të mos japin rekomandime për anëtarët e Këshillit të ASHMAA-së

Në komisionit parlamentar për transport, lidhje dhe ekologji sot u mbajt vazhdimi i katër i diskutimit të amendamenteve për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësim të ligjit për shërbime mediatike Audio dhe Audiovizuale.

U diskutua për amendamentin e 5-të të VMRO-së, me të cilin kërkohet që të fshihen qëndrimi i propozuar me ligj i cili parashikon që kandidatët e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) dhe të Radio Televizionit Maqedonas (RTM) të dorëzojnë letra për përkrahje nga dy organizata joqeveritare, transmeton Meta.mk.

Sipas Bllagoja Despotovski nga VMRO-DPMNE, nuk ka OJQ të pavarura, pasi që sipas tij janë ose me njërën ose me tjetrën parti politike.

Me këtë tempo të gjatë të diskutimeve, opozita po bllokon vendosjen e ligjit me qëllim që të mbajë anëtarët partiak në këshill, tha ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, i cili ishte në seancën si përfaqësues i propozuesit të ligjit, gjegjësisht Qeverisë.

Në katër vazhdimet e deri tanishme të komisionit parlamentar u diskutua për pesë amendamentet, kurse ngelin edhe 70 për tu diskutuar.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button