Në ceremoninë për hapjen e ambasadës së SHBA-ve morën pjesë 22 shtete

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit një ditë para hapjes së ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds kanë marrë pjesë 22 shtete, e jo 32 ashtu siç thuhej, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas artikullit të gazetës Haaretz, 10 nga 32 shtete, të cilat sipas pretendimit të Ministrisë së Jashtme të Izraelit kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Kudsit në SHBA, nuk kanë marrë pjesë në premierën e organizuar më 13 maj.

Më tej thuhet se 10 shtete, në mesin e të cilëve janë Serbia, Peru, Ukraina dhe Tajlanda, për të cilët MPJ e Izraelit kishte njoftuar se në ceremoni do të dërgojnë përfaqësues të nivelit të ambasadorëve apo diplomatë nuk kanë marrë në këtë event.

Në ceremoninë e organizuar të dielën nga MPJ e Izraelit me rastin e hapjes së ambasadës së diskutueshme të SHBA-ve në Kuds, ishin ftuar 86 shtete të cilat kanë përfaqësi në Tel Aviv. Zyrtarët e ministrisë kanë thënë 32 nga këto shtete kanë dërguar përfaqësues në nivel ambasadorësh apo diplomatë në këtë ceremoni.

Presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor të vitit 2017 tha se ka njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe se do të zhvendosë ambasadën e vendit të tij nga Tel Avivi në Kuds. Pas kësaj deklarate, të hënën me një ceremoni zyrtare u bë hapja e ndërtesës së re të ambasadës.

Kujtojmë se ushtarët izraelitë vranë 62 palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button