Vullkani shpërthen në Havai duke përhapur pluhur dhe hir

Vullkani Kilauea në Havai ka shpërthyer kështu duke gjuajtur pluhur hiri në rreth 9,000 metra në qiell, shpërthimi ndodhi në 6 të mëngjesit, transmeton REL. 

Banorët që jetojnë në një qytet afër kanë raportuar për pluhur dhe hir që janë përhapur pas shpërthimit.

Lava që ka dalur gjatë dy javëvë të fundit ka shkatërruar të paktën 26 shtëpi dhe 10 struktura të tjera. Kratëri ndodhet brenda Parkut Kombëtar të vullkaneve të Havait, i cili është mbyllur që nga 11 maji dhe ishte në gjëndje gatishmërie.

Zyrtarët thanë se nuk presin që ky shpërthim të jetë vdekjeprurës.

Kilauea është një nga vullkanët më aktiv në botë. Nga shpërthimi i saj në vitin 1924 ka vdekur një person.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button