Buffon i thotë lamtumirë Juventusit

Portieri me famë botërore i klubit të Seria A, Juventus, Gianluigi Buffon, njoftoi se këtë të shtunë do të paraqitet në ndeshjen e fundit me klubin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Portieri 40 vjeçar në një konferencë për media tha se edhe pse ende nuk ka vendosur në lidhje me pensionim do të largohet nga Juventusi. “Këtë të shtunë për herë të fundit do të mbrojë golin e Juventusit kundër ekipit Hellas Verona”, tha ai.

Buffon tha se ka rishikuar vendimin për pensionim dhe në këtë periudhë ka marrë shumë oferta. “Para 15 ditëve kisha vendosur që ta braktis futbollin. Ndërsa sot nuk jam i sigurtë me këtë vendim timin. Mora oferta nga shumë klube për brenda dhe jashtë fushës. Ofertën më të mirë jashtë fushës e bëri Juventusi”, tha Buffon.

Portieri italian tha se javën e ardhshme do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me karrierën e tij.

Në Juventus pas Buffonit pritet që portieri i kombëtares së Polonisë, Wojciech Szczesny të mbrojë portën e “Zonjës së vjetër”.

Buffon është në mesin e portierëve më të mirë të futbollit botëror. Ai për 17 sezone pandërprerë ka veshur fanellën e Juventusit ndërsa ka fituar 10 herë titullin e kampionit me skuadrën e tij në Serie A dhe një në Serie B, 4 Kupa të Italisë dhe 5 Super Kupa të Italisë.

Ai me klubin e mëparshëm Parma fitoi UEFA Kupën, Kupën e Italisë dhe Super Kupën e Italisë. Buffon ka veshur fanellën e kombëtares së Italisë në 176 ndeshje me të cilën fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2006.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button