Theresa May në Shkup: Mund të llogaritni në mbështetjen tonë

Me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në Shkup ka pritur kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, i cili njëherësh falënderoi Britaninë për mbështetjen e ofruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Zaev tha se me praninë e kryeministres May, Britania e Madhe mbetet e ineteresuar dhe e angazhuar në përparimin e rajonit, duke shtuar se Samiti BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në qershor në Londër do të jetë edhe një verifikim i instrumenteve pozitive të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor në sferën e ekonomisë, transportit, sigurisë dhe integrimet.

“Dëshiroj të theksoj se Maqedoninë nga shtet i kapur e vendosëm në demokraci funksionale me përcaktimin që ta ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, me shanse të barabarta për të gjithë, me marrëdhënie të mira ndëretnike, si dhe me inkluzivitet në shtet dhe sektorin civil. Këtë hapërim e dëshmuam me realizimin e planit 3-6-9 ku u vlerësuam nga Bashkimi Evropian me rekomandim të pastër të pakushtuzuar, ndërsa do ta zbatojmë edhe planin 18 që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Na mundësoni ardhmërinë evropiane, e meritojmë”, tha Zaev.

Nga ana tjetër kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zaev theksoi se është e krenare që është kryeministrja e parë britanike që në 25 vitet e fundit viziton Maqedoninë.

“Të falënderoj Zoran për mirëseardhjen e ngrohtë dhe jam krenare që në 25 vitet e fundit jam kryeministrja e parë që e ka vizituar Maqedoninë. Mund të shohim se çfarë ndodhi pas zgjedhjeve parlamentare, ndodhën ndryshime të mëdha dhe Maqedonia u hap ndaj shteteve tjera. Mund të llogaritni në mbështetjen tonë. Vendi juaj është pjesë integrale e Evropës. Miqësia jonë do të forcohet edhe më tej, edhe pse më nuk jemi anëtare e Bashkimit Evropian. Ju dëshiroj mirëseardhje të ngrohtë në Samit”, deklaroi May.

Ajo theksoi se si në Samitin në Sofje ashtu edhe në Samitin në Londër në qershor, temë kryesore do të jetë siguria e rajonit dhe ndikimi rus ndaj tij.

“Konfliktet nga e kaluara ndonjëherë dinë të jenë të rënda dhe të pazgjidhshme, por njëherë e përgjithmonë duhet patjetër të ballafaqohemi me to. Me vullnet të mirë mund të gjithë të ecim përpara. Ju mbështesim në kontestin për emrin me Greqinë dhe vlerësojmë se zgjidhje e shpejtë është më shumë se e nevojshme, për shkak se do të jetë me rëndësi të madhe edhe për të dyja vendet”, tha May.

Kryeministri Zoran Zaev në Qeveri priti homologen e tij nga Britania e Madhe, Tereza Mej (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button