“Mbështetje e qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”

Bashkimi Evropian në Samitin BE-Ballkani Pëerëndimor i cili u mbajt sot në Sofje, ka konfirmuar mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe forcimit të marrdhënieve fqinjësore dhe zgjidhjes së kontesteve dypalëshe të trashëguara, thuhet në deklaratën e Samitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Liderët e BE-së dhe shteteve anëtare, në konsultim me partnerët nga Ballkani Perëndimor kanë harmonizuar deklaratën në të cilën është theksuar se BE përshëndet përkushtimin e partnerëve të saj nga Ballkani Perëndimor për vlerat dhe parimet evropiane me vizion për një Evropë stabile, të fortë dhe të bashkuar.

“BE-ja përkrah angazhimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Kjo ka të bëjë në veçanti me gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese lidhur për kontestet dypalëshe të rrënjosura thellë në trashëgiminë nga e kaluara si dhe për përpjekjet shtesë për pajtim”, thuhet në deklaratë.

Unioni përshëndet përkushtimin e disa shteteve të rajonit për demokraci dhe sundimin e ligjit, me theks të veçantë tek lufta kundër korrupsionit dhe respektimin e pakicave.

“BE-ja është e vendosur të forcojë intensitetin e angazhimit në të gjitha nivelet, në mënyrë që të mbështet transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

BE-ja është e mendimit për të nxitur atmosferën ekonomike dhe investuese në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të avancohet më shpejtë në lëmin e ekonomisë dixhitale dhe shoqërive të qëndrueshme të cilat mbajnë llogari për klimën, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

Në deklaratë, gjithashtu përmenden sfidat e sigurisë të cilat kërkojnë veprim të koordinuar dhe kolektiv, siç kërkon lufta kundër terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP