Regjimi i Asadit merr në pyetje ushtarët francezë

Ushtarët francezë që mbështesin organizatën terroriste YPG/PKK e cila ka pushtuar një territor të gjerë në veri të Sirisë, janë marrë në pyetje në pikën e kontrollit të regjimit të Bashar al Asadit, në rajonin Kamishli, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burime të sigurta lokale, mësohet një grup ushtarësh francezë që operojnë së bashku me organizatën terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë po shkonin në Dejrizor nëpërmjet rajonit Kamishli të qytetit Haseke, që ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste.

Autokolona prej 20 automjetesh ushtarake me rreth 70 ushtarë francezë pasi është ndarë gabimisht nga terroristët që e shoqëronin ajo ka hyrë gabimisht në pikën nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Trupat franceze, të cilët e kuptuan se personat në pikën e kontrollit nuk ishin nga YPG/PKK, u morën në pyetje për një kohë nga ushtria e regjimit. Ushtarët francezë nuk janë lejuar të largohen nga vendi, dhe ndaj ata janë pyetur se çfarë bëjnë në rajon, ku shkojnë dhe çfarë transportojnë.

Ndërkohë anëtarët e YPG/PKK-së pasi kanë mbërritur në pikën e kontrollit kanë dhënë informacionin se punojnë së bashku me ushtarët francezë, ku më pas autokolona është rikthyer mbrapsht në qendrën e rajonit Kamishli.

Regjimi i Asadit dhe YPG/PKK-ja menaxhojnë së bashku qytetin Haseske dhe rajoni Kamishli. Organizata terroriste YPG/PKK i jep disa taksa regjimit i cili vazhdon të menaxhojë institucionet publike përveç shkollave. Po ashtu disa punonjës publikë të regjimit vazhdojnë punën e tyre ashtu sikurse përpara vitit 2011. Teska taksat e disa bizneseve në Haseke ndahen mes YPG dhe regjimit, bëhet e ditur se një numër i madh i fushave të naftës në Haseke mbrohen nga organizata dhe regjimi së bashku, ku dhe regjimi merr një pjesë të naftës së nxjerrë.

Rritje e lëvizjeve të elementëve francezë

Ushtria franceze tregon prani me 5 baza ushtarake në rajonin nën pushtimin e YPG/PKK-së në veri të Sirisë. Teksa rreth 100 ushtarë të forcave speciale franceze vazhdojnë bashkëpunimin me organizatën terroriste në veri të Sirisë nën emërimin si forca të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it, theksohet se ngjarja e përjetuar në Kamishli tregon rritje të lëvizjeve ushtarake franceze në rajon.

Dihet se një numër i madh ushtarësh nga njësite e ndryshme të ushtrisë franceze janë të vendosur për të mbështetur organizatën terroriste në fabrikën franceze të çimentos Lafarge në Kodrën Mishtanur, rajonin Sirrin, Ayn Isa dhe fshatin Harab Ishk, të cilët ndodhen në jug të Ajnularab (Kobani) në veri të Sirisë.

Ndonëse këto forca në regjistra duket se janë vendosur në Irak, ata hyjnë shpeshherë në pjesën veriore të Sirisë nga veriu i Irakut nëpërmjet kalimit kufitar Simelka.

Burimet lokale kanë tërhequr vëmendjen se në tre ditët e fundit elementët në fjalë e kanë rritur hyrjen dhe daljen nga Iraku në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button