Arabia Saudite vendos disa persona të Hezbollahut në listën terroriste

Arabia Saudite njoftoi të mërkurën mbrëma se ka vendosur disa persona të lidhur me Hezbollahun në listën e saj terroriste, përfshirë kreun e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe zëvendësin e tij Naim Qasim, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Agjencitë e sigurimit shtetëror saudit kanë vendosur sanksione të përbashkëta kundër pesë anëtarëve të këshillit të Hezbollahut: Hassan Nasrallah, Naim Qasim, Muhammad Yazbak, Husein al-Khalil dhe Ibrahim al-Amin al-Sayyid”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lista e individëve të sanksionuar thuhet se gjithashtu përfshin Talal Hamiyah, Ali Yusuf Shararah, Adham Tabaja, Hassan Ebrahimi dhe Hashem Safieddine.

Më tej thuhet se të gjitha pasuritë e këtyre individëve në Arabinë Saudite do të bllokohen.

Autoritetet saudite shpesh akuzojnë Hezbollahun së bashku me Iranin se “destabilizojnë rajonin” duke stimuluar trazira në Siri, Irak dhe Jemen.

Lidhur me këtë veprim të autoriteteve saudite nuk ka patur përgjigje të menjëhershme nga Hezbollahu apo Irani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP