Nëse arrihet marrëveshja për emrin, do të nënshkruhet në Prespë

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis CIpras sot janë takuar në Sofje, njofton Portalb.mk.

Në të dy vendet qëndron optimizëm i përmbajtur, kështu që edhe qeveritë me deklaratat e fundit vetëm e theksojnë rëndësinë dhe pasigurinë e rezultatit nga takimi, por edhe paralajmërojnë se ka ende kohë dhe hapësirë për marrëveshje përfundimtare.

Sipas mediave greke, ajo marrëveshje, pa dallim se kur do të arrihet, paraprakisht janë marrë vesh se i njëjti do të nënshkruhet në Prespë.

Pas takimit me Ciprasin, kryeministri Zaev deklaroi se ka një opsion që është i pranueshëm për të dyja vendet dhe se ka mundësi që për të njëjtin të arrihet marrëveshje.

“Ne kemi biseduar thelbësisht i kemi shqyrtuar disa opsione, njëra prej tyre është e pranueshme për të dyja palët, nëse është e mundshme do të ketë zgjidhje”, tha Zaev.

“Tani kemi opsion që mundet të jetë e pranueshme për të dyja palët, nëse nga dy vendet pranohet, atëherë do të zyrtarizohet. Pas gjithë asaj që është arritur e kemi konstatuar se ndodhemi përpara saj, kemi konstatuar një opsion që mund të jetë i pranueshëm për të dy palët. Mund të shohim se si ajo institucionalisht mund të zgjidhet. Ngelemi në pjesën për detaje të ardhshme për këtë punë”, tha Zaev.

Në pyetjen nëse mund të shtyhen bisedimet për emrin për në vjeshtë, Zaev tha se “do të ishte mirë që çështja e emrit të zgjidhe në mënyrë që të jetë e pranueshme për të dyja palët dhe ajo të ndodh tani, pasi që në fund të qershorit Këshilli i BE-së vendos për fillimin e bisedimeve, tani në korrik është Samiti i NATO-s, kemi dëshirë, nëse është e mundshme, por nëse nuk është e mundshme.

Zaev: Me Ciprasin e kemi konstatuar një opsion që mund ta zgjidh çështjen e emrit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button