LSDM dhe koalicioni do ta përkrahin Angellovska Bezhoskën për guvernatore të Bankës Popullore

Grupi i deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit të hënën në koordinim do ta shqyrtojnë propozimin e presidentit, Gjorge Ivnaov, zëvendësguvernatores, Anita Angellovska Bezhoska, të jetë guvernatore e re e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), njofton Portalb.mk.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, tha se LSDM dhe koalicioni, pozitivisht e shohin propozimin e ri të presidentit Ivanov.

“Personalisht vlerësoj se Angellovska Bezhoska, e cila është dëshmuar si eksperte dhe profesionale në fushën e saj, e meriton mbështetjen tonë. Vetëm të rikujtoj se verën e kaluar si grup i deputetëve e kemi treguar qëndrimin tonë afirmativ dhe kemi dhënë mbështetje për Anita Angellovska Bexhoska, kur e përkrahim dhe e votuan për rizgjedhjen e saj në postin e zëvendësguvernatores. Duke e pasur parasysh biografinë e saj impozante, përvojën e pasuruar dhearritjet e saja profesionale, fare nuk dyshoj se qëndrimi i përgjithshëm i grupit tonë parlamentare me këtë propozim do të ngelet i pandryshuar – se do të jetë pozitiv dhe se vetëm do të konfirmohet në takimin koordinativ me grupin e deputetëve”, tha Tuntev.

Ai tha se bëhet fjalë për pozitë veçanërisht të rëndësishme, dhe për atë personi që do të vendoset në krye të BPRM-së, patjetër duhet që të dalë nëpërmjet dialogut të shëndoshë dhe të argumentuar mes funksionarëve më të lartë shtetëror, që të arrihet deri në zgjidhje të përbashkët e cila është e pranueshme për guvernator.

“Në pozitën e guvernatorit është e nevojshme që të vendoset njeri i cili do ta garantojë pavarësinë e institucionit, i cili do të kujdeset për zhvillimin dhe avancimin e sistemit bankar dhe për stabilitetin financiar të shtetit, dhe i cili do të punojë vetëm në interes të qytetarëve”, shtoi ai.

Anita Angellovska- Bezhoska është propozuar nga presidenti Ivanov për guvernatore të BPRM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button