Shenjat e horoskopit që bëjnë gjithmonë zgjedhjet e gabuara

Të bësh zgjedhjet e duhura, është më shumë çështje mprehtësie se sa fati. Sigurisht ka edhe fati rolin e tij, por më së shumti duhet një intuitë e saktë.

Disa prej shenjave të horoskopit, nuk janë aq intuitive sa të tjerat, dhe shpesh e gjejnë veten teksa zgjedhin gabim.

Ja për cilat shenja bëhet fjalë:

Shigjetari

Ata janë njerëz spontanë, dhe nuk besojnë shumë në planifikim. Ata kanë tendencën të marrin vendime shpejtë, dhe kjo i çon në zgjedhje të gabuara. Nga nxitimi nuk vënë në punë as intuitën dhe as logjikën, dhe kjo i çon në zgjedhje të varfra për jetën e tyre.

Bricjapi

Nëse ju mendoni se Bricjapët janë praktikë, punëtorë, dhe gjithmonë bëjnë zgjedhjet e duhura, e keni shumë gabim. Ata shpesh ndikohen nga impulsiviteti prej dëshirës që kanë për të befasuar të tjerët. Shpesh zgjedhjet e gabuara i marrin në fushën sentimentale, dhe kjo i bë të pendohen më vonë për shumë lidhje të dështuara.

Dashi

Nuk është për tu çuditur, pasi Dashi është një shenjë shumë impulsive. Nervat e tyre i çojnë shpesh në vendime të gabuara, dhe më së shumti në raport me njerëzit që i rrethojnë. Të gjithë Dashët janë penduar për të paktën një person që e kanë larguar nga jeta e tyre në nerva e sipër./a.k/noa.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP