Shekerinska: Maqedonia tashmë meriton anëtarësimin në NATO

 Maqedonia është partner i dëshirueshëm i ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s dhe nga fillimi i vitit 2018, ajo ka rritur pjesëmarrjen në misionin “Mbështetja vendimtare” në Afganistan me 20 për qind, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në ceremoninë me rastin e pranim dorëzimit të detyrës së komandantit të regjimentit për operacione speciale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e saj Shekerinska tha se Maqedonia ka dëshmuar përkushtimin e saj për t’i dalë në ndihmë Aleancës në përpjekjet për të vendosur paqen dhe sigurinë globale, me çka mund të themi se Maqedonia meritoi anëtarësimin e saj në NATO.

Ajo tha se pas shumë vitesh, vendi tashmë është në procedurë për t’u furnizuar me 14 mijë uniforma për pjesëtarët e armatës ndërkohë që në procedurë është edhe furnizimi me çizme për secilin ushtar si dhe rinovimi i objekteve të kazermës më të madhe, asaj të Ilindenit në Shkup.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm përmirësimi i kushteve por të krijojmë një sistem në të cilin do të vijnë në shprehje njohuritë, përkushtimi dhe ekspertiza jonë”, shtoi Shekerinska.

Komandanti i regjimentit për operacione speciale, Orce Jordanov tha se njësiti i tij që nga themelimi shënon rezultate kulmore duke kaluar me sukses të gjitha evaluimet e institucioneve ndërkombëtare, ndërkohë që trashëguesi i tij, Metodij Haxhi Janev, para të pranishmëve tha se është privilegj të marësh përsipër komandimin e një njësiti i cili për nga standardet, është nga më të mirët në rajon.

“Sfidë për ne është se duhet të luftojmë dhe të ndihmojnë udhëheqësinë politike, duke kapur hapin me kërcënimet bashkëkohore për të arritur qëllimin përfundimtar që është anëtarësimi në axhendën euro-atlantike ku do të kontribuojmë për paqen në botë dhe Maqedoni”, tha Janev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button