Ik vjedhësi nga dritarja e tualetit, policët as që e vërejnë

Policët e stacionit policor në Kisella Vodë të Shkupit kanë marrë masë disiplinore sepse nuk kishin qenë të vëmendshëm ndërsa u ka ikur një i arrestuar. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë kur policët kishin arrestuar dy vjedhës të dyshuar për vjedhje të rëndë në një shtëpi të Shkupit nga e cila kanë marrë 50.000 euro.

Sipas kumtesës së policisë,  edhe pse është e ndaluar, policia i kishte lejuar familjes së njërit nga të arrestuarit t’i dërgojnë atij ushqim.  Derisa ai ka ngrënë ushqimin në korridorin e stacionit policor, një person tjetër ka shkaktuar probleme në oborrin e stacionit. Policët e ngarkuar për të arrestuarin kanë dalë jashtë të merren me personin që ka bërë probleme, ndërsa i arrestuari kur ka mbetur vetëm ka dalë nga dritarja e tualetit dhe ka ikur në drejtim të panjohur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button