Mej: Në 25 vitet e fundit Maqedonia dhe Britania asnjëherë nuk kanë qenë më të përafërta se tani

“Maqedonia e cila është perspektive dhe stabile, nuk është e mirë vetëm për veten, por për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Për këtë arsye Mbretëria e Bashkuar e ka rritur përkrahjen që do t’ia jep. Duam t’i ndihmojmë Maqedonisë ta përforcojë sundimin e së drejtës dhe reformat në sektorin e sigurisë, në kuadër të obligimeve që i ka ndërmarrë kryeministri Zoran Zaev”, kështu shkruan kryeministrja britanike në kolumnën e saj për Sdk.mk për Maqedoninë para vizitës së saj në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ajo në shkrimin e saj potencon se vetëm me vullnet politik mund të ketë zhvillim të gjerë.

“E di se shumë njerëz në Maqedoni dhe në Ballkanin Perëndimor janë të frustruar nga tempoja e ngadaltë e zhvillimit të reformave vitale të cilat e përmirësojë jetën për të gjithë. E kuptoj frustrimin e tyre. Por me vullnet të vërtetë politik, mund të ketë zhvillim dhe ai të jetë i gjerë”, thotë Mej.

Ajo më tej thekson se pas një bllokade të gjatë të institucioneve, sot Maqedonia ka Qeveri dhe Kuvend që punojnë për reforma.

“Shikoni vetëm se çfarë ka ndodhur në këtë vend. Shumë vite rruga e reformave ka qenë e bllokuar, ndërsa institucionet duke përfshirë gjykatat, mediat dhe administratën publike ishin nën ndikim politik. Megjithatë sot pas 18 muajve pas zgjedhjeve parlamentare shohim Qeveri dhe Kuvend që janë të fokusuar në përforcimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët”, thotë në shkrimin e saj Mej.

Ajo në shkrimin e saj thekson se është e vendosur për ta përkrahur Maqedoninë për realizim të reformave.

“Në 25 vitet e fundit Maqedonia dhe Britania asnjëherë nuk kanë qenë më të përafërta se tani. Veçanërisht më gëzon fakti që do e vizitoj Maqedoninë në kohën e shpresës për të ardhme dhe ta ndjej optimizmin dhe elani të sigurojë të ardhme më perspektive për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Jemi të vendosur që t’ju përkrahim për realizim të reformave”, shkruan Mej

Kryeministrja britanike, Tereza Mej sot për vizitë zyrtare në Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP